Page 31 - Demo
P. 31


                                    Matematika 729“Agimi luajti futboll për orë dhe më pas luajti volejboll për orë. a) Sa orë luajti ai më tepër futboll se volejboll? b) Sa orë luajti gjithsej?”Merren përgjigjet nga secili grup dhe komentohen zgjidhjet së bashku me mësuesin/en.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimNxënësit udhëzohen të lexojnë në libër rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Shembujt e dhënë për sqarim në këtë rubrikë t’i diskutojnë në dyshe dhe në grup duke dhënë përfundimin se si mblidhen (zbriten) dy thyesa me emërues të njëjtë dhe si mblidhen thyesat me emërues të ndryshëm. Mësuesi/ja zgjedh dy nxënës që të zgjidhin nga një detyrë në tabelë për ta diskutuar me klasën se si veprohet në të dyja rastet.ca+cb = ca + b ku c 0 ca -cb = ca − b (ku c 0 dhe a > b)Dhe rastin kur thyesat kanë emërues të ndryshëm ku ato do t’i kthejmë në emërues të njëjtë duke gjetur SHVP të emëruesve.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Mësuesi/ja kërko nga secili grup të zgjidhin nga dy problema matematikorë që kanë të bëjnë me mbledhjen (zbritjen) e thyesave. Detyrat mund t’i zgjedhin nga shembujt e dhënë në rubrikën Ushtrime, nga Fletorja e punës ose t’i formulojnë vet. Detyrat punohen në fletë A4 dhe vendosen në tabelë. Një nxënës nga secili grup shkon dhe vlerëson secilin punim nga grupet me nga një letër ngjitëse me ngjyrë. Mësuesi/ja verifikon saktësinë e tyre duke i prezantuar para klasës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe në mbledhjen (zbritjen) e thyesave. Do të vlerësohen edhe për problemat e shtruara dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35