Page 310 - Demo
P. 310
Libër për mësuesin/en308Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Statistika Rezultati i të nxënit të temësGrumbullon të dhënat statistikore për dukuritë që na rrethojnë.Paraqet të dhënat e grumbulluara në tabela.Ndërton diagrame në bazë të të dhënave të grumbulluara.Cakton vlerat mesatare: mesataren aritmetike, modën dhe medianën.Cakton frekuencën absolute dhe relative të një grupi të dhënash.Përdor teknologjinë për zgjidhje të problemave nga jeta në situata reale. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3 Veçon porosinë kryesore të lexuar ose të dëgjuar nga një burim, si libër, gazetë, revistë, internet, radio TV etj., e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi/detyre me shkrim.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.4 Kryen vrojtime dhe interpretime të tabelave dhe diagrameve të gatshme.3.3 Përdor terminologjinë matematikore (p.sh. numër dhjetor, thyesë, përqindje, modë, medianë etj.) dhe simbolet algjebrike e gjeometrike për të përshkruar situata të ndryshme nga matematika dhe nga jeta e përditshme.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra,simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale;4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.6.3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: të dhëna statistikore, të dhëna parësore dhe dytësore, të dhëna diskrete, grumbullim, pyetësor, tabelë, frekuencë absolute, frekuencë relative, mesatare aritmetike, medianë, modë, amplitudë, piktogram, diagrami shtyllë, diagrami rrethor.

