Page 311 - Demo
P. 311


                                    Matematika 7309Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- grumbullon të dhënat statistikore për dukuritë që na rrethojnë;- paraqet të dhënat e grumbulluara në tabela;- ndërton diagrame në bazë të të dhënave të grumbulluara;- cakton vlerat mesatare: mesataren aritmetike, modën dhe medianën;- cakton frekuencën absolute dhe relative të një grupi të dhënash;- përdor teknologjinë për zgjidhje të problemave nga jeta në situata reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtë Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniGrumbullimin e të dhënave statistikore për dukuritë që na rrethojnë1. Cilat pyetje do të ishin më të përshtatshme, kur bëjmë hulumtime:a) për një problem të vogël në shkollë? b) për rregullat e qytetit sa i përket riciklimit?c) për këndvështrimet e njerëzve rreth një qendre të re sportive në qytet?d) për përdorimin e ndërtesave dhe të terreneve të shkollës?2. Një kompani biznesi dëshiron të gjejë se çfarë mendojnë banorët për fushatën e saj publicitare. Shkruani pesë pyetje të mundshme për pyetësorin e tyre.Paraqitjen e të dhënave të grumbulluara në tabela3. Ndërtoni një tabelë dendurish për të mbledhur të dhënat e mëposhtme mbi gjatësitë e nxënësve në cm të një klase të shtatë:139; 138; 136, 142; 142; 136; 142; 138; 139; 141; 142; 136; 136; 139; 143; 136; 143; 138; 141; 142; 141; 142; 142; 138; 138; 142; 138; 142; 141; 136.Caktimin e frekuencës absolute dhe relative të një grupi të dhënash 4. Më poshtë janë dhënë rezultatet e testit të matematikës për 25 nxënës të klasës së shtatë: 37 38 38 47 47 48 49 54 54 5457 57 59 59 60 60 62 62 62 65 71 80 81 83 84.Këto të dhëna paraqitni në formë tabelore duke treguar frekuencat (denduritë) absolute dhe frekuencat (denduritë) relative.Caktimin e vlerave mesatare: mesataren aritmetike, modën dhe medianën7. Përdorni një tabelë dendurish për të llogaritur mesataren aritmetike, medianën (mesoren),modën e 20 numrave të mëposhtëm:6; 2; 1; 5; 3; 1; 2; 4; 4; 3; 4; 5; 6; 2; 1; 1; 3; 2; 2; 5.................................. ....................................
                                
   305   306   307   308   309   310   311   312   313   314   315