Page 313 - Demo
P. 313


                                    Matematika 7311Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Statistika Rezultati i të nxënit të temësGrumbullon të dhënat statistikore për dukuritë që na rrethojnë.Paraqet të dhënat e grumbulluara në tabela.Ndërton diagrame në bazë të të dhënave të grumbulluara.Cakton vlerat mesatare: mesataren aritmetike, modën dhe medianën.Cakton frekuencën absolute dhe relative të një grupi të dhënash.Përdor teknologjinë për zgjidhje të problemave nga jeta në situata reale. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3 Veçon porosinë kryesore të lexuar ose të dëgjuar nga një burim, si libër, gazetë, revistë, internet, radio TV etj., e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi/detyre me shkrim.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.4 Kryen vrojtime dhe interpretime të tabelave dhe diagrameve të gatshme.3.3 Përdor terminologjinë matematikore (p.sh. numër dhjetor, thyesë, përqindje, modë, medianë etj.) dhe simbolet algjebrike e gjeometrike për të përshkruar situata të ndryshme nga matematika dhe nga jeta e përditshme.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra,simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale;4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.6.3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: të dhëna statistikore, të dhëna parësore dhe dytësore, të dhëna diskrete, grumbullim, pyetësor, tabelë, frekuencë absolute, frekuencë relative, mesatare aritmetike, medianë, modë, amplitudë, piktogram, diagrami shtyllë, diagrami rrethor.
                                
   307   308   309   310   311   312   313   314   315   316   317