Page 314 - Demo
P. 314


                                    Libër për mësuesin/en312Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- grumbullon të dhënat statistikore për dukuritë që na rrethojnë;- paraqet të dhënat e grumbulluara në tabela;- ndërton diagrame në bazë të të dhënave të grumbulluara;- cakton vlerat mesatare: mesataren aritmetike, modën dhe medianën;- cakton frekuencën absolute dhe relative të një grupi të dhënash;- përdor teknologjinë për zgjidhje të problemave nga jeta në situata reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. Shoqëria dhe mjedisiPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shokuUdhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë e grumbullimit të informacionit, për hartimin e pyetësorëve të saktë, për gjetjen e medianës, mesatares aritmetike, modës, amplitudë, për ndërtimin e tabelave të frekuencës, për gjetjen e frekuencës absolute dhe relative, për paraqitjen e të dhënave me piktogram, diagrame shtyllë, rrethore, për argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   308   309   310   311   312   313   314   315   316   317   318