Page 316 - Demo
P. 316
Libër për mësuesin/en314Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedim/lojë me zareNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj teme.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Bashkëbisedoni me shokët për mundësinë e ndodhjeve të ngjarjeve:“Mira do të nxjerrë një top nga çanta e saj.” a) A mund të nxjerrë ajo një top të kuq, një top të verdhë, një top blu?b) Topin me cilën ngjyrë ka më shumë mundësi për të nxjerrë Mira? Po më pak?Në varësi të numrit të topave sipas ngjyrave, nxënësit gjykojnë në mundësinë e ndodhjes së ngjarjes.Kërkohet nga nxënësit të sjellin shembuj të tjerë ngjarjeve ku të bashkëbisedohet për mundësinë e ndodhjes së tyre.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupe/organizuesi i njohuriveDhënia e përgjigjes për pyetjet e mësipërme do të kërkojë sqarimin e koncepteve:Bashkëbisedohet rreth këtyre koncepteve duke vrojtuar dhe shembujt e tekstit. Nxiten nxënësit të japin shembuj nga veprimtaria e tyre e përditshme.Ndahet klasa në grupe. Secili prej grupeve përfshihet në njërën nga lojërat:1. Në një qese fusim karamele të njëjta po me letra të ndryshme p.sh. 4 të kuqe, 5 të verdha, 3 jeshile. Fusim dorën dhe nxjerrim rastësisht njërën prej tyre.2. Në shirita të njëjtë letre shkruhen germat e fjalës “libër”. Të kthyera përmbys. Tërhiqet rastësisht njëra prej tyre.3. Hidhet një monedhë. 4. Tërhiqet rastësisht një letër nga tufa e letrave.5. Cili nxënës do të ngrihet në tabelë?Udhëzohen nga mësuesi/ja të shikojë ngjarje të sigurta, të mundshme dhe të pamundshme, të konstruktojnë një shkallë probabiliteti. Të vendosin ngjarjet sipas mundësive në të.

