Page 317 - Demo
P. 317


                                    Matematika 7315Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të llojit të ngjarjes, për shpjegimin e konceptit të probabilitetit, për konstruktimin dhe vendosjen e ngjarjes në shkallën e probabilitetit, për demonstrimin në situata të veprimtarisë së përditshme.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimorePrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Për secilin nga rastet, nxënësit gjykojnë për mundësinë e ndodhjes së ngjarjes, duke dalluar ngjarjet e mundshme, të pamundura dhe të sigurta. Japin shembuj. Vendosin në shkallën e probabilitetit ngjarjet sipas mundësisë së ndodhjes. Përgjigjet e ushtrimeve diskutohen mes grupeve.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë në grupe ushtrimin e rubrikës “Ushtrime”.Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet. 
                                
   311   312   313   314   315   316   317   318   319   320   321