Page 318 - Demo
P. 318


                                    Libër për mësuesin/en316Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Probabiliteti Rezultati i të nxënit të temësParashikon mundësinë (me dallime të mëdha).Përdorë probabilitetin në jetën e përditshme.Bën provën, e mundur, e pamundur.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Zhvillon dhe zbaton shprehitë arsyetimit (dallimi i marrëdhënieve, përgjithësimi me anë të induksionit, deduksione të thjeshta, përdorimi empirik i kundërshembullit).3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Probabiliteti statistikorFjalët kyçe: ngjarje, prova, probabiliteti statistikorRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Në fund të orës mësimore nxënësi:- dallon probabilitetin statistikor. - kryen prova të ndodhjes së një ngjarje duke shënuar mundësitë që ndodhin.- njëson probabilitetin stistikor të ndodhjes së një ngjarje.- demostron shembuj nga veprimtaria e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika kl.7, Fletore pune, A4, monedhë, letra, zar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, shkencat e natyrës. Shembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedim/lojëNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj teme.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.
                                
   312   313   314   315   316   317   318   319   320   321   322