Page 319 - Demo
P. 319
Matematika 7317Ndahet klasa ne grupe me 4 veta.Grupi 1 dhe 2: Hidheni monedhën 20 herë. Regjistroni sa herë bie numër dhe stemë.Ç’pjesë e numrit të hedhjeve bie: a) numër? b) stemë?Grupi 3 dhe 4: Hidheni një zar 50 herë. Plotësoni tabelën.Pikët 1 2 3 4 5 6DenduriaÇ’pjesë e hedhjeve ka rënë: a) numri 2? b) numër çift? c) numër tek? d) numri 8?Grupi 5 dhe 6: Tërhiqni 20 herë një letër nga pakoja e letrave. Mbani shënime.Nxiten nxënësit të bashkëbisedojnë për rezultatet që kanë marrë gjatë zhvillimit të provave të tyre. Cilat raste kanë qenë më shumë të mundshme dhe cilat më pak?Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/punë në grupe/organizuesi grafik i njohuriveDhënia e përgjigjes për pyetjet e mësipërme do të kërkojë sqarimin e koncepteve:- probabilitetin statistikor. numrin e rateve që ndodhin si njësohet probabiliteti? numrin e provave që kryhenVrojtohen shembujt e dhënë në libër. Kujtohet hedhja e kutisë së shkrepëses. Cila faqe ka më shumë mundësi të bjeri? Po nëse hedhim zarin a kanë mundësi të njëjtë të gjitha faqet e tij për të rënë?Diskutohet. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë ushtrimin 1 dhe 2 të dhëna në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar. Në rastin e parë gjykohet për rezultatet e hedhjes së monedhës, në të dytin për numrin më të madh të pikëve të marrë në një testim.Nxënësve iu jepet kohë të punojnë në grupe ushtrimin e rubrikës Ushtrime.Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimit në tabelë duke argumentuar përgjigjet.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të llojit të ngjarjes, për gjetjen e numrit të rasteve që ndodhin gjatë kryerjes së provave dhe njësimin e probabilitetit statistikor, për demonstrimin në situata të veprimtarisë së përditshme.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime përkatëse.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore}

