Page 32 - Demo
P. 32


                                    Libër për mësuesin/en30Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat thyesorë (racional) Rezultati i të nxënit të temës: - kryen veprimet me thyesa (shumëzimin dhe pjesëtimin).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve. III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Zhvillon dhe zbaton shprehitë e arsyetimit (dallimi i marrëdhënieve, përgjithësimi me anë të induksionit, deduksione të thjeshta, përdorimi empirik i kundërshembullit).5.1 Identifikon rregullat themelore për njehsimet me numra; kupton përdorimin e ndryshoreve për zgjidhjen e problemeve nga matematika dhe nga jeta e përditshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Shumëzimi dhe pjesëtimi i thyesave Fjalët kyçe: shumëzim i thyesave, pjesëtimi i thyesave, prodhim i thyesave, herës i thyesaveRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- shumëzon dy thyesa duke u bazuar në rregullën e shumëzimit të tyre;- pjesëton dy thyesa duke u bazuar në rregullën e shumëzimit të tyre;- gjen prodhimin dhe herësin në një shprehje të dhënë me thyesa; - aplikon në shembuj nga jeta reale shumëzimin (pjesëtimin) e thyesave p.sh. njehson syprina, mat kohën etj. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, Shkencat e natyrësShumëzon dhe pjesëton pjesë të tërësisë të dhëna në formë thyese në shembuj nga përditshmëria.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore 
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36