Page 320 - Demo
P. 320
Libër për mësuesin/en318Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Probabiliteti Rezultati i të nxënit të temësParashikon mundësinë (me dallime të mëdha).Përdor probabilitetin në jetën e përditshme.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Zhvillon dhe zbaton shprehitë arsyetimit (dallimi i marrëdhënieve, përgjithësimi me anë të induksionit, deduksione të thjeshta, përdorimi empirik i kundërshembullit).3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Probabiliteti teorikFjalët kyçe: ngjarje, mundësia e ndodhjes së ngjarjes, ngjarje të mundshme, të sigurta, të pamundura, probabiliteti, rastet e mundshme, rastet favorizuese, numër thyesor, dhjetor, përqindje.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon një ngjarje kur është e mundur e sigurt ose e pamundur;- përkufizon probabilitetin si masë të ndodhjes së ngjarjes; - vendos ngjarjen në shkallën e probabilitetit;- demonstron shembuj nga veprimtaria e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, A4. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, shkencat e natyrës. Shembuj nga jeta e përditshme të studimit të disa të dhënave për një qëllim të caktuar.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedim/lojë me zare Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Bashkëbisedoni me shokët për mundësinë e ndodhjeve të ngjarjeve.

