Page 324 - Demo
P. 324
Libër për mësuesin/en322Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniParashikimin e mundësive të ndodhjes së ngjarjes me dallime të mëdha;1. Përshkruaj mundësinë e ndodhjes së ngjarjeve:a) Do të ketë shira në dy javët e ardhshme.b) Ti do të fitosh një çmim të parë në lotari.c) Dita që vjen pas të shtunës është e diel.Përdorni shkallën e probabilitetit për të vendosur ngjarjet.2. Disku i mëposhtëm rrotullohet. Përshkruani mundësitë e ndodhjes së ngjarjeve:a) Shigjeta të ndalojë në sektorin me ngjyrë të kuqe;b) Shigjeta të ndalojë në sektorin me ngjyrë blu;c) Shigjeta të ndalojë në sektorin me ngjyrë të bardhë.Përdorni shkallën e probabilitetit për të vendosur ngjarjen.Konceptin e probabilitetit, njësimin e probabilitetit teorik nëpërmjet raportit të rasteve të favorshme me rastet e mundshme të ndodhjes së ngjarjes;3. Ndërtoni një shkallë probabiliteti duke përdorur:a) numra thyesorë;b) numra dhjetorë;c) përqindje.4. Hidhni një zar. Gjeni probabilitetin që gjatë hedhjes së zarit të bjerëa) numër çift;b) numër më i vogël së 5;c) numër që plotpjesëtohet me 2 dhe me 3;Njësimin e probabilitetit eksperimental nëpërmjet provave;5. Zana hodhi një monedhë 20 herë. Ajo mbajti shënim çfarë i ra për çdo rast:numër 8figurë 12Gjeni probabilitetin e rënies së numrit dhe të figurës. Krahasoni me probabilitetin teorik.Përdorimin e probabilitetit në jetën e përditshme.8. Një shkronjë zgjidhet rastësisht nga fjala STILIST. Sa është probabiliteti që: a) të jetë shkronja L? b) të jetë një zanore? c) të mos jetë shkronja S?………………………………………….Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet. Kontrollojnë dhe vlerësojnë ushtrimet e njëri-tjetrit. Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.

