Page 326 - Demo
P. 326
Libër për mësuesin/en324Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Probabiliteti Rezultati i të nxënit të temësParashikon mundësinë (me dallime të mëdha).Përdor probabilitetin në jetën e përditshme.Bën provën, e mundur, e pamundur.Jep konceptin e probabilitetit.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.4 Kryen vrojtime, hetime që ndihmojnë në të kuptuarit e njohurive dhe zotërimin e shprehive matematike.3.3 Përdor terminologjinë matematikore (p.sh. numër dhjetor, thyesë, përqindje, modë, medianë etj.) dhe simbolet algjebrike e gjeometrike për të përshkruar situata të ndryshme nga matematika dhe nga jeta e përditshme.3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: ngjarje e pamundur, pak e mundur, e mundur, shumë e mundur, e sigurt, probabilitet, rastet e mundshme, rastet e favorshme, herës, thyesë, përqindje, probabilitet teorik, probabilitet eksperimental.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- parashikon mundësinë (me dallime të mëdha);- përdorë probabilitetin në jetën e përditshme;- bën provën, e mundur, e pamundur;- jep konceptin e probabilitetit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi

