Page 33 - Demo
P. 33


                                    Matematika 731Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Gjeje titullinMësuesi/ja shpërndan në grupe fletët e punës ku është dhënë detyra: “Një shishe përmban 43 ujë të gazuar. Sa  ujë të gazuar përmbajnë 5 shishe të tilla? Sa  ujë të gazuar përmban gjysma e shishes?”Dy pyetjet e dhëna çojnë te titulli i mësimit.Ndërtimi i njohurive të reja: Leksion i avancuarNxënësit udhëzohen të lexojnë rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Kur të kenë mbaruar leximin, fillojnë diskutimin në grup për pjesën e lexuar. Detyrën e dhënë në fillim të orës tanimë mund ta zgjidhin, sepse e kanë të qartë se si shumëzohen thyesat. Për të vërtetuar të nxënit e kësaj njësie mësimore, mësuesi/ja bën pyetjet:•	 Si shumëzohen dhe si pjesëtohen dy thyesa?•	 Si vepruat ju për të njehsuar se sa litra ujë të gazuar përmbajnë 5 shishe?•	 Shkruani rregullën e shumëzimit dhe të pjesëtimit të thyesave me anë të shkronjave?•	 Përshkruani shumëzimin e një numri natyror me një thyesë.•	 Përshkruani pjesëtimin e një numri natyror me thyesë dhe anasjelltas.•	 Përshkruani thyesat e anasjella dhe cili numër fitohet me shumëzimin e tyre?•	 Jepni një shembull të shumëzimit të një thyese me një numër të përzier. Përshkruani zgjidhjen.•	 Zmadhohet apo zvogëlohet numri, nëse atë e shumëzoni me një thyesë më të vogël se 1? Argumentoni përgjigjen.•	 Zmadhohet apo zvogëlohet numri, nëse atë e pjesëtoni me një thyesë më të vogël se 1? Argumentoni përgjigjen.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja kërkon nga secili grup që të zgjidhin detyrat e rubrikës Ushtrime. Zgjidhjet e detyrave të dhëna do t’i japin para klasës duke e caktuar një nxënës nga grupi për të dal në tabelë. Gjatë zgjidhjes së detyrave, nxënësit japin sqarime. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe. Në pjesën e fundit të orës, mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit nxënësit duke i vëzhguar dhe në veçanti nxënësit që ka nxjerrë në tabelë. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37