Page 34 - Demo
P. 34
Libër për mësuesin/en32Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat thyesorë (racional) Rezultati i të nxënit të temës: - cakton pjesën e dhëna te tërësia dhe cakton tërësinë kur është dhënë pjesa.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor koncepte, simbole dhe fakte për zgjidhjen problemore që lidhen me numra realë.3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Gjetja e pjesës dhe e së tërësFjalët kyçe: pjesë, tërësi, thyesëRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - cakton pjesën në formë thyese kur në detyrë është dhënë e tëra;- gjen të tërën (tërësinë) kur në detyrë është dhënë pjesa në formë thyese;- zbaton në shembuj nga jeta reale duke gjetur pjesët nga tërësia dhe tërësinë nga pjesa.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisiGjetja e pjesës dhe të tërës jepet të shumtën e rasteve përmes shembujve nga përditshmëria.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grup Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të përgjigjen në detyrën e dhënë:“Tabela e mëposhtme jep çmimet e disa artikujve në euro.

