Page 35 - Demo
P. 35


                                    Matematika 733Artikulli këmishë Xhinse Pallto Çantaçmimi 15 € 30 € 72 € ?a) Çmimi i këmishës u ul me , i xhinseve me , i palltos me . Gjeni sa euro më pak kushtojnë një këmishë, një palë xhinse dhe një pallto.b) Çmimi i çantës është ulur me 15 €, që është sa e çmimit. Gjeni sa € ishte çmimi i çantës.”Merren mendimet e grupeve dhe argumentet që ata japin për zgjidhjen e dhënë.Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim në dysheNxënësit udhëzohen të lexojnë njësinë e re mësimore rubrikën Vrojtoni dhe mësoni, duke bashkëpunuar në dyshe me shokun e bankës.Kur mbarojnë leximin, fillojnë të shpjegojnë dhe të argumentojnë përmes shembujve njëri-tjetrit rregullën për gjetjen e pjesës dhe tërësisë. Për të qenë më bashkëpunues, ata duhet t’i bëjnë pyetje njëri-tjetrit dhe të marrin sa më shumë informacione për pjesën e lexuar.Për të përforcuar gjetjen e pjesës dhe të tërësisë do të zgjidhin së bashku dy shembujt e dhënë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni.Shembulli 1: Nga 80000 banorë të një qyteti, 53 banojnë në pallate. Sa banorë banojnë në pallate? Shembulli 2: 32000 banorë të një qyteti janë të siguruar. Kjo sasi përbën 52 e sasisë totale të banorëve të qytetit. Sa banorë ka qyteti? Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Turi i galerisëMësuesi/ja kërkon nga secili grup që të zgjidhin së paku dy-tri detyra të rubrikës Ushtrime. Detyrat do t’i zgjidhin në fletë A4 dhe do t’i ekspozojnë në Turin e galerisë ku edhe do të vlerësohen nga grupet e tjera.Mësuesi/ja kontrollon detyrat e zgjidhura dhe mënyrën e vlerësimit të njëri-tjetrit nga grupet.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet në çdo përgjigje që ata japin dhe për punën në grupe. Në pjesën e fundit të orës, nxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin në grupe dhe mësuesi/ja konfirmon këtë vlerësim.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit/et për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39