Page 36 - Demo
P. 36


                                    Libër për mësuesin/en34Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa VII (shtatë)Tema: Numrat dhjetorë (racionalë) Rezultati i të nxënit të temës: Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Zhvillon dhe zbaton shprehitë e arsyetimit (dallimi i marrëdhënieve, përgjithësimi me anë të induksionit, deduksione të thjeshta, përdorimi empirik i kundërshembullit). 3.3 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. fjalorin dhe simbolet matematike; b. paraqitje të ndryshme të përshtatshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Kuptimi i numrit dhjetorëFjalët kyçe: numër dhjetorë, thyesë dhjetore, krahasim, rrumbullakim, sistem metrik i njësiveRezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja: - kthen thyesat e dhëna në thyesa me emërues 10,100, ...;- përkufizon numrin dhjetorë duke thënë rregullën;- cakton numrat dhjetorë në drejtëzën numerike;- krahason numrat dhjetorë duke i radhitur nga më i vogli te më i madhi ose anasjelltas; - përdorë thyesat dhjetore në sistemin metrik të njësive duke përdorur shembuj konkret; - zbaton përdorimin e numrave dhjetorë në situata jetësore duke dhënë shembuj.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore puneLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Edukata fizike sportet dhe shëndetiShembuj nga jeta e përditshme Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grupe të punojnë për të zgjidhur detyrën.Një sasi eurosh do të ndahen ndërmjet tre shokëve Arbrit, Bardhylit dhe Zanës.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40