Page 37 - Demo
P. 37
Matematika 735Secili nga ne do të marrë nga e eurove - tha Arbri. Jo - tha Bardhyli, - secili nga ne do të marrë nga .Ndërsa Zana mendon që secili prej tyre të marrë nga 0,3 pjesë të eurove, ose 0,30.Në cilën nga rastet mbeten euro pa ndarë? Përgjigjet e nxënësve jepen para klasës bashkë me argumentimin dhe diskutohen.Ndërtimi i njohurive të reja: Ndërthurja IMësuesi/ja njeh nxënësit me njësinë e re dhe jep udhëzimet se si do ta organizojnë të nxënit. Do të formohen grupe me nga 4 nxënës. Secilit do t’i caktohet një numër nga 1 deri 4.Nxënësit do të rigrupohen sipas numrave përkatës, p.sh. njëshat në një grup, dyshat në një grup e kështu me radhë.Secilit grup “të ekspertëve” do t’i caktohet një pjesë nga mësimi për ta mësuar dhe diskutuar aty.Grupi 1: Kthimi i thyesave dhjetore në numra dhjetorëGrupi 2: Krahasimi i numrave dhjetorëGrupi 3: Rrumbullakimi i numrave dhjetorëGrupi 4: Thyesat dhjetore dhe sistemi metrik i njësiveNxënësit/et pasi të kenë punuar në grupet e ekspertëve pjesën përkatëse, kthehen në grupin amë. Aty, secili nxënës fillon të shpjegojë pjesën përkatëse për shokët/shoqet e grupit. Nxënësit i bëjnë pyetje dhe kërkojnë sqarime nga “eksperti”.Secila pjesë e prezantuar në grupin amë duhet të përcillet me shembuj të marrë nga libri, por edhe nga nxënësit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit të zgjidhin në grupe detyrat e rubrikës Ushtrohuni duke zbatuar. Detyrat e zgjidhura do t’i shkëmbejnë me grupin fqinj për të vlerësuar. Vlerësimin do ta bëjnë duke përdorë simbolet .Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, prezantim në grupet amë dhe për saktësinë në përgjigjet që japin. Në fund të orës mësimore, nxënësit do të bëjnë vlerësim të ndërsjellë mes tyre.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

