Page 38 - Demo
P. 38


                                    Libër për mësuesin/en36Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat dhjetorë Rezultati i të nxënit të temës: - zbaton rregullat për kryerjen e veprimeve të mbledhjes, zbritjes.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formëtekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Zhvillon dhe zbaton shprehitë e arsyetimit (dallimi i marrëdhënieve, përgjithësimi me anë të induksionit, deduksione të thjeshta, përdorimi empirik i kundërshembullit).2.3 Hamendëson dhe gjykon hamendësime.8.2 Përdor kalkulatorin ose pajisjet e tjera teknologjike për verifikimin e saktësisë së zgjidhjeve matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Mbledhja dhe zbritja e numrave dhjetorëFjalët kyçe: numër dhjetorë,mbledhje, zbritje, presja dhjetoreRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - mbledh dhe zbret numrat dhjetorë duke i shkruar ata si thyesa dhjetore;- mbledh dhe zbret numrat dhjetorë duke zbatuar rregullat e duhura për të gjetur shumën dhe ndryshmin;- mbledh dhe zbret numrat dhjetorë duke përdorur makinën llogaritëse për të gjetur shumën dhe ndryshmin;- zbaton mbledhjen dhe zbritjen e numrave dhjetorë në situata jetësore duke marr shembuj nga përditshmëria (p.sh. paratë, masat, temperaturën, kohën etj.). Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, makina llogaritëseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme sidomos puna me para (euro, cent)Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grup (stuhi mendimesh)Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të punojnë në grupe për të zgjidhur detyrën e dhënë në libër.
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42