Page 39 - Demo
P. 39


                                    Matematika 737Tabela e mëposhtme jep çmimet e udhëtimeve:Prishtinë – Prizren 25,2 €Prizren – Gjakovë 35,6 €Gjakovë – Tiranë 30,4 €a) Gjeni sa euro i kushton udhëtimi Prishtinë – Prizren – Gjakovë – Tiranë?b) Nëse Agroni ka 250 euro, sa euro i teprojnë nga udhëtimi?Bashkëbisedonin me shokun/shoqen.Mësuesi/ja merr përgjigjet nga disa nxënës dhe i shkruan në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në dyshe, BashkëbisedimMësuesi/ja njofton nxënësit me njësinë e re dhe jep shembullin për të diskutuar.Shembull: Të zgjidhet ekuacioni 4,5 – x = 2,136. Vërtetoni saktësinë duke bërë provën.Për të gjetur shumën apo ndryshimin e dy numrave dhjetorë mund të veprojmë në dy mënyra:•	 Mënyra e parë: Shkruajini numrat dhjetorë si numra të përzierë dhe më pas mblidhini ose zbritini ato. •	 Mënyra e dytë: Në fillim, barazoni numrin e shifrave pas presjes dhjetore (duke shtuar zero djathtas, nëse është e nevojshme). Pastaj, mblidhini ose zbritini numrat dhjetorë në shtyllë. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të zgjidhin të njëjtën detyrë duke përdorur makinën llogaritëse dhe të krahasojnë rezultatet e fituara. Nxënësit udhëzohen të lexojnë rubrikën Mbani mend ku do të kujtojnë rregullat që duhet ndjekur për të gjetur shumën apo ndryshimin e dy numrave dhjetorë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Gushëkuqi rrethorMësuesi/ja kërkon nga secili grup që të zgjidhin detyrat e rubrikës Ushtrime duke e kaluar fletën e detyrave dorë pas dore brenda grupit. Detyrën e parë e zgjidh nxënësi i parë dhe fletën ia kalojnë njëri-tjetrit, derisa të përfundojnë të gjitha detyrat. Disa nga detyrat nxënësit do t’i zgjidhin në tabelë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Në fund, ata vlerësojnë njëri-tjetrin duke i komentuar detyrat e zgjidhura nga secili brenda grupit.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43