Page 40 - Demo
P. 40
Libër për mësuesin/en38Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat dhjetorë Rezultati i të nxënit të temës: Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):3.2 Përkthen nga gjuha natyrore në atë të matematikës dhe anasjelltas.4.2 Përdor varësitë ndërmjet koncepteve matematike mbi njëri-tjetrin, për të formuar një të tërë.8.2 Përdor makinën llogaritëse ose pajisjet e tjera teknologjike për verifikimin e saktësisë së zgjidhjeve matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Shumëzimi i numrit dhjetorëFjalët kyçe: numër dhjetorë, shumëzim, prodhimRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - shumëzon numrin dhjetorë me një numër natyrorë duke u bazuar në rregullat e përgjithshme për shumëzim dhe ato të veçantat për numrat dhjetorë; - shumëzon numrin dhjetorë me numër dhjetorë duke shumëzuar numrat e dhënë dhe caktimin e presjes dhjetore sipas rregullës;- shumëzon numrat dhjetorë me 10,100,1000... duke zbatuar rregullën e zhvendosjes së presjes dhjetore në të majtë;- zbaton rregullat e shumëzimit të numrave dhjetorë në detyra nga situatat jetësore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4, makina llogaritëseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme sidomos puna me para (euro, cent)Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grup (stuhi mendimesh)Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që në dyshe të punojnë për të diskutuar shembullin e dhënë në libër në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni.Një çiklist urdhëron me një shpejtësi mesatare 22,5 . Nëse çiklisti udhëton 1 orë e 30 minuta, sa km rrugë ka përshkruar?

