Page 41 - Demo
P. 41


                                    Matematika 739Po nëse udhëton 1,5 orë, sa km rrugë ka përshkruar?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.Ndërtimi i njohurive të reja: Ndërthurja IINxënësit/et ndahen në grupe me nga 3 nxënës. Secilit i caktohet nga një numër nga 1 në 3. Mësuesi/ja u kërkon atyre të rigrupohen sipas numrave. Njëshat në një grup, dyshat në një grup dhe treshat në një grup. U caktohen pjesët për të cilën ata do të jenë “ekspert” dhe u jepen në një tiketë kërkesat për të cilat do të përgjigjen.•	 Njëshat “Shumëzimi i numrit dhjetorë me një numër natyrorë” - Përshkruani hapat për të shumëzuar një numër dhjetorë me një numër natyrorë.- Jepni dhe zgjidhni një shembull të shumëzimit të numrit dhjetorë më një numër natyrorë.- Jepni një detyrë problemore ku do të zbatohet shumëzimi i numrit dhjetorë me numër natyrorë.•	 Dyshat “Shumëzimi i një numri dhjetorë me numër dhjetorë”- Përshkruani hapat për të shumëzuar një numër dhjetorë me një tjetër numër dhjetorë.- Jepni dhe zgjidhni një shembull të shumëzimit të numrit dhjetorë më një numër dhjetorë.- Jepni një detyrë problemore ku do të zbatohet shumëzimi i numrit dhjetorë me numër dhjetorë. •	 Treshat “Shumëzimi i numrit dhjetorë me 10, 100, 1000,...”.- Përshkruani hapat për të shumëzuar një numër dhjetorë me 10, 100, 1000,....- Jepni dhe zgjidhni një shembull të shumëzimit të numrit dhjetorë 10, 100, 1000,....- Jepni një detyrë problemore ku do të zbatohet shumëzimi i numrit dhjetorë me 10, 100, 1000...Pasi të kenë diskutuar dhe të jenë përgatitur mirë, secili grup ekspertësh përgjigjet në kërkesat e dhëna. Më pas, kthehen në grupet fillestare dhe do t’u shpjegojnë të tjerëve kërkesat që patën dhe përgjigjet për to. Vërtetoni saktësinë e detyrave të zgjidhura me anë të makinës llogaritëse.Tani që kanë marrë njohuritë e duhura për shumëzimin e numrit dhjetorë do t’i kthehen detyrës së dhënë në fillim për të vërtetuar se a është zgjidhur saktë detyra nga grupet.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Turi i galerisëNxënësit në grupe punojnë nga tri detyra (një për secilin rast të diskutuar në mësim) të rubrikës Ushtrime në fletë A4. Detyrat e zgjidhura do t’i vendosin në tabelën e punimeve. Një nxënës/e nga secili grup bashkë me mësuesin/en vlerësojnë detyrat e ekspozuara.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund nxënësit/et vlerësojnë njëri-tjetrin bashkë me mësuesin/en, duke komentuar detyrat e zgjidhura nga secili grup.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45