Page 42 - Demo
P. 42


                                    Libër për mësuesin/en40Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat dhjetorë Rezultati i të nxënit të temës: - zbaton rregullat për kryerjen e veprimit të pjesëtimit të numrave dhjetorë. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):3.1 Grumbullon dhe ruan informacione nga burime të ndryshme që ndërlidhen me numrat realë dhe vetitë e tyre, shprehje algjebrike, statistikë dhe probabilitet.5.1 Identifikon rregullat themelore për njehsimet me numra; kupton përdorimin e ndryshoreve për zgjidhjen e problemeve nga matematika dhe nga jeta e përditshme.8.2 Përdor makinën llogaritëse ose pajisjet e tjera teknologjike për verifikimin e saktësisë së zgjidhjeve matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Pjesëtimi i numrit dhjetorëFjalët kyçe: numër dhjetorë, numër natyrorë, pjesëtim, herësRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - pjesëton numrin dhjetorë me një numër natyrorë duke u bazuar në rregullat e përgjithshme; - pjesëton numrin dhjetorë me numër dhjetorë duke zbatuar hapat sipas rregullës për pjesëtim;- pjesëton numrin dhjetorë me 10,100,1000,.... duke zbatuar rregullën e këtij pjesëtimi;- zbaton rregullat e pjesëtimit të numrave dhjetorë në detyra nga situatat jetësore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, fletore pune, makina llogaritëseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme sidomos puna me para, (euro, cent), përcaktimi i gjatësive, syprinave të sipërfaqeve etj.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46