Page 45 - Demo
P. 45


                                    Matematika 743Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat dhjetorë Rezultati i të nxënit të temës: Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):4.2 Përdor varësitë ndërmjet koncepteve matematike mbi njëri-tjetrin, për të formuar një të tërën.5.1 Identifikon rregullat themelore për njehsimet me numra; kupton përdorimin e ndryshoreve për zgjidhjen e problemeve nga matematika dhe nga jeta e përditshme.8.2 Përdor makinën llogaritëse ose pajisjet e tjera teknologjike për verifikimin e saktësisë së zgjidhjeve matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Kthimi i thyesës së zakonshme në thyesë dhjetore Fjalët kyçe: numër dhjetorë, thyesë dhjetore, pjesëtim, herësRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - kthen thyesat në thyesa dhjetore duke i zgjeruar;  - kthen numra dhjetorë në thyesa dhjetore në shembujt e dhënë; - përdorë makinën llogaritëse për të kthyer thyesat në numra dhjetorë; - zbaton rregullat e kthimit të thyesave në thyesa dhjetore në detyra nga situatat jetësore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, makina llogaritëseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Gjuhët dhe komunikimiShembuj nga jeta e përditshme ku duhet shndërruar numrat dhjetorë dhe thyesat në thyesa dhjetore. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49