Page 46 - Demo
P. 46
Libër për mësuesin/en44Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në dysheMësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grup, të diskutojnë shembullin e dhënë në libër te rubrika Kërkoni dhe zbuloni.“Arbrit iu deshën 30 min kohë për të bërë detyrat e matematikës, Erës e orës, ndërsa Bardhës 0,5 orë. Cili prej tyre harxhoi më shumë kohë për të bërë detyrat e matematikës? Argumentoni.” Përgjigjet me argumentet e dhëna nga secili grup do të diskutohen me mësuesin/en dhe klasën. Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim në dysheMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë në libër te mësimi rubrikën Vrojtoni dhe mësoni dhe pastaj ndan nxënësit në dyshe. U kërkon dysheve të ndajnë rolet për dy pjesët e dhëna të mësimit. Njëri do të jetë përgjigjedhënësi për pjesën e parë dhe shoku i tij pyetësi. Në pjesën e dytë do të ndërrojnë rolet.Nxënësi i parë do të jetë përgjigjedhënës për pjesën:Kthimi i numrave dhjetorë në thyesa dhjetore:3,54 = 100354Nxënësi i dytë do të jetë përgjigjedhënës për pjesën:Kthimi i thyesave në thyes dhjetore dhe numër dhjetorë:83 = 2 2 23⋅ ⋅ = 2 2 2 5 5 53 5 5 5⋅ ⋅ ⋅ ⋅ ⋅⋅ ⋅ ⋅ = 1000375 = 0,375Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit të ndarë në grupe punojnë katër detyra të rubrikës Ushtrime. Ata këshillohen që të përdorin makinën llogaritëse për të vërtetuar saktësinë e rezultateve të detyrave. Disa nga nxënësit do t’i zgjidhin detyrat në tabelë duke i komentuar me mësuesin/en.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, Në fund vlerësohen në listën e kontrollit të mësuesit/es, në veçanti nxënësit që kanë zgjidhur detyrat në tabelë.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

