Page 47 - Demo
P. 47
Matematika 745Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat dhjetorë Rezultati i të nxënit të temës: - kryen veprimet me numra dhjetorë; - identifikon numrat dhjetorë të fundmë, dhe të pafundmë periodikë. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):4.1 Lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë nga fusha e matematikës dhe fushat e tjera; kupton formimin e tyre.8.2 Përdor makinën llogaritëse ose pajisjet e tjera teknologjike për verifikimin e saktësisë së zgjidhjeve matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Numrat dhjetore periodikeFjalët kyçe: numër dhjetorë, thyesë dhjetore periodikeRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - kthen thyesat në numra dhjetorë duke pjesëtuar numëruesin me emëruesin e thyesës; - përkufizon numrat dhjetorë periodik duke specifikuar periodën; - përdorë makinën llogaritëse për të kthyer thyesat në numra dhjetorë; - zbaton rregullat për kthimin thyesave në numra dhjetorë në detyra nga situatat jetësore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, makina llogaritëseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Gjuht dhe komunikimiShembuj nga jeta e përditshme si p.sh. njehsimi i syprinave të sipërfaqeve. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

