Page 48 - Demo
P. 48
Libër për mësuesin/en46Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit që të diskutojnë në grupe shembullin e dhënë.Jepen thyesat a) Zbërtheni në prodhim faktorësh të thjeshtë emëruesin e secilës prej tyre.b) Ktheni secilën nga thyesat në numër dhjetor.Ç’vini re?Merren përgjigje nga grupet dhe shkruhen në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: Leksion i avancuarMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë mësimin në libër, rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Ai/ajo bënë një prezantim të shkurtër të mësimit. Prezantimet do të ilustrohen me shembuj.Kthimin e thyesës në numër dhjetorë: “Të kthehet thyesa në numër dhjetor”Thyesa 47 është herësi i pjesëtimit të 7 me 4. Kryejmë këtë pjesëtim. Gjejmë 47 = 1,75. Kthimi i thyesës në numër dhjetorë, kur fitohet numër dhjetorë i pafundmë: “Të kthehet thyesa 94në numër dhjetorë.”Thyesa është herësi i pjesëtimit të 4 me 9. Kryejmë këtë pjesëtim. Gjejmë 94 = 0,444... (përsëritet shifra 4).Në këtë rast, numri i fituar 0,444... quhet numër dhjetorë periodik, ndërsa numri që përsëritet, numri 4 quhet periodë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit/et të ndarë në grupe punojnë katër detyra nga rubrika Ushtrime. Ata këshillohen që të përdorin makinën llogaritëse për të vërtetuar saktësinë e rezultateve të fituara. Disa nga nxënësit do t’i zgjidhin detyrat në tabelë duke i komentuar me mësuesin/en.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Në fund vlerësohen në listën e kontrollit, në veçanti nxënësit që kanë zgjidhur detyrat në tabelë.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

