Page 49 - Demo
P. 49
Matematika 747Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VI (gjashtë)Tema: Numrat dhjetorë Rezultati i të nxënit të temës: - shndërron numrat dhjetorë dhe thyesorë në përqindje; - llogarit tërësinë, përqindjen dhe vlerën e përqindjes.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.2 Zhvillon dhe zbaton shprehitë arsyetimit (dallimi i marrëdhënieve, përgjithësimi me anë të induksionit, deduksione të thjeshta, përdorimi empirik i kundërshembullit).3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: PërqindjaFjalët kyçe: përqindje, thyesë dhjetore, vlerë e përqindjes, tërësi Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - llogaritë vlerën e përqindjes kur janë dhënë tërësia dhe përqindja e saj; - llogaritë përqindjen kur janë dhënë tërësia dhe vlera e përqindjes; - llogaritë tërësinë kur janë dhënë përqindja dhe vlera e përqindjes; - zbaton përqindjen në shembuj të përditshmërisë. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore puneLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisi, Sport Shembuj nga jeta e përditshme Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe (stuhi mendimesh)Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të bashkëbisedojnë në grupe dhe të zgjidhin shembullin e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni.“Një paisje elektrike kushton 25 euro. Çmimi i saj ulet me 20%. Gjeni:

