Page 5 - Demo
P. 5
Matematika 73Hyrje“Mësuesi/ja mediokër tregon. Mësuesi/ja i/e mirë shpjegon. Mësuesi/ja superior/e demonstron. Mësuesi/ja madhështor/e inspiron.” W. A. WardTË NDERUAR MËSUES/E!Libri i mësuesit/es për librin Matematika 7, ju vjen si një ndihmë për punën tuaj të përditshme në formë të një udhëzuesi e që është i bazuar në dokumentet bazë për Arsimin Parauniversitar të MAShT-it. Libri Matematika 7 që është dedikuar për nxënësit/es e klasave të shtata do të jetë më kuptimplotë për ju të dashur mësues/e kur përkrahë tij do të përdorni edhe Librin e mësuesit/es dedikuar për të. Këtë libër do ta keni udhërrëfyes për punën tuaj në një vit shkollor me të gjitha dokumentet bazë që i duhen një mësuesi/ja të matematikës për planifikim, zbatim dhe vlerësim.Një planifikim i mirë nuk do të thotë vetëm një letër më shumë në portofolin e mësuesit/es, por një skenar se si do të zhvillohet mësimdhënia, të nxënit, arritja e rezultateve të synuara dhe vlerësimi në klasë. Në te do të gjeni: Planin vjetor, Planin dymujor, Plani javor, Plane ditore. Të gjitha këto janë punuar në formatin e dhënë në udhëzuesin praktik për zbatimin e Kurrikulës.Për ta pasur më të lehtë përdorimin dhe zbatimin në praktikë të planeve dhe materialeve të tjera do t’u japim udhëzime dhe sqarime veç e veç për secilën nga to.Plani vjetorPlani vjetor është i ndarë në tri periudha në të cilat janë shpërndarë temat të cilat janë marrë nga libri bazë Matematika 7. Ndarja e periudhave është e përcaktuar me pushimet stinore të nxënësve. Periudha e parë 1 shtator deri në pushimin dimëror, periudha e dytë pas pushimit dimëror deri në pushimin pranveror dhe periudha e tretë pas pushimit pranveror deri në pushimin veror. Plani vjetor përmban rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të cilat merren nga Kurrikula Bërthamë e Arsimit të Mesëm të Ulët të Kosovës (gusht 2016) dhe përcaktohen bazuar në temat që do të shtjellohen për një vit shkollor, përkatësisht në klasën e shtatë.Plani dymujorPlanet dymujore janë vazhdimësi e planifikimit vjetor të fushës/lëndës së Matematikës. Në planin dymujor fillimisht përzgjidhen temat (nga plani vjetor), përcaktohen rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës që synohen të arrihen gjatë shtjellimit të temave për këtë dymujorësh. Gjithashtu, ky planifikim përcakton dhe rezultatet e të nxënit të fushës kurrikulare të shkallës që synohet të arrihen për temat e përzgjedhura.Në planin dymujorësh përfshihen edhe rezultatet e të nxënit për tema mësimore (nga plani lëndor) nga të cilat mësuesi/ja përcakton njësitë mësimore dhe orët për temën mësimore. Pjesë e planit dymujor janë edhe metodologjitë e mësimdhënies, metodologjia e vlerësimit, lidhja me lëndë të tjera mësimore dhe çështjet ndërkurrikulare dhe burimet. Të gjitha këto elemente të planit dymujor janë elemente që do t’i përdorim për planin ditor.Për periudhën e parë janë planifikuar dy plane: Shtator-Tetor dhe Nëntor-Dhjetor, për periudhën e dytë: Janar-Shkurt dhe Mars dhe për periudhën e tretë: Prill-Maj dhe Qershor.

