Page 50 - Demo
P. 50
Libër për mësuesin/en48a) Me sa euro u ul çmimi. b) Çmimin e ri të paisjes elektrike.c) Nëse Agimi mer dy paisje të tilla, do i blejë me 6 euro më pak secilën. d) Gjeni sa % do të ulet çmimi?”Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimNxënësit ftohen të lexojnë pjesën e mësimit Vrojtoni dhe mësoni duke i rikujtuar rregullat kryesore për përqindjen.Ata do të përqendrohen në:llogaritjen e tërësisë kur është dhënë pjesa dhe përqindja e saj;Për të gjetur një madhësi, kur dimë që b% e saj është numër i njohur p (për të gjetur të tërën kur dihet pjesa), mjafton të pjesëtojmë p me thyesën 100b . llogaritjen e përqindjes kur dihet tërësia dhe pjesa që paraqet ajo përqindje;Për të gjetur a% të një madhësie të caktuar, veprojmë njësoj si për gjetjen e pjesës kur njihet e tëra. Për këtë mjafton të shumëzojmë madhësinë e shqyrtuar me thyesën 100a . llogaritjen e pjesës që paraqet përqindja e dhënë e një tërësie gjithashtu të dhënë;Për të gjetur 1% të një madhësie, mjafton të shumëzojmë atë me 1001 (ose ta pjesëtojmë atë me 100). Madhësia të cilës i llogaritet përqindja (e tëra) përbën 100 për qind të vetes (100%).Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit punojnë në grupe detyrat 6, 7, 8, 9 të rubrikës ushtrime. Disa nga nxënësit do t’i zgjidhin detyrat në tabelë duke i komentuar me mësuesin/en.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Në fund vlerësohen në veçanti për zgjidhjet e detyrave ku kërkohet zbatim i përqindjes në shembuj nga jeta e përditshme. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

