Page 51 - Demo
P. 51


                                    Matematika 749ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasaVII (shtatë)Tema NUMRAT THYESORË (RACIONAL)Rezultati i të nxënit të temës−	 dallon numrat racionalë pozitivë;−	 krahason numrat racionalë;−	 njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave racionalë;−	 zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;−	 përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit −	 njehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë;−	 dallon numërorët që tregojnë të njëjtën sasi (p.sh. 3/5 është barazi me 60%)−	 shndërron përqindjet në numra thyesorë, dhjetorë dhe anasjelltas;−	 kryen “veprimet” me përqindje (p.sh. cakton vlerën e tërësisë kur dihet përqindja e një pjese të saj, cakton përqindjen e një pjese të tërësisë);−	 modelon dhe zgjidh barazi dhe jo barazi duke përdor numra racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja,Duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II. 5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Zhvillon dhe zbaton shprehitë arsyetimit (dallimi i marrëdhënieve, përgjithësimi me anë të induksionit, deduksione të thjeshta, përdorimi empirik i kundërshembullit).3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.4.2 Përdor varësitë ndërmjet koncepteve matematike mbi njëri-tjetrin, për të formuar një të tërë.5.1 Identifikon rregullat themelore për njehsimet me numra; kupton përdorimin e ndryshoreve për zgjidhjen e problemeve nga matematika dhe nga jeta e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: numra racional pozitiv, numra natyrorë, thyesa, numra dhjetorë, shumë, ndryshim, prodhim, herës, shprehje aritmetike, përqindje.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Në fund të orës mësimore nxënësi:−	 dallon numrat racionalë pozitivë;−	 krahason numrat racionalë;−	 Njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave racionalë;−	 Zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;−	 Përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero);
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55