Page 52 - Demo
P. 52
Libër për mësuesin/en50− Njehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë;− dallon numërorët që tregojnë të njëjtën sasi (p.sh. 3/5 është barazi me 60% apo me 0.6);− shndërron përqindjet në numra thyesorë, dhjetorë dhe anasjelltas;− kryen “veprimet” me përqindje (p.sh. cakton vlerën e tërësisë kur dihet përqindja e një pjese të saj, cakton përqindjen e një pjese të tërësisë) -- modelon dhe zgjidh barazi dhe jo barazi duke përdor numra racionalë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika kl.7, materiale plotësueseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: punë në grupe dyshe/ bashkëbisedim/ ditari i dyfishtë. Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Ju jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në krahasimin, gjetjen e shumës, ndryshimit, prodhimit dhe herësit të numrave racional, në gjetjen e saktë të vlerës së shprehjes me numra thyesor, në gjetjen numërorëve që tregojnë të njëjtën sasi, në kalimin e përqindjes në numër dhjetor, thyesor dhe anasjelltas, në zgjidhjen e situatave problemore me shembuj nga veprimtaria e përditshme praktike. Argumentimin e veprimeve të kryera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisën njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

