Page 53 - Demo
P. 53
Matematika 751ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema Numrat natyrorë.Mbledhja dhe zbritja e tyreRezultati i të nxënit të temës− dallon numrat racionalë pozitivë;− krahason numrat racionalë;− njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave racionalë;− zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;− përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit − njehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë;− dallon numërorët që tregojnë të njëjtën sasi (p.sh. 3/5 është barazi me 60%)− shndërron përqindjet në numra thyesorë, dhjetorë dhe anasjelltas;− kryen “veprimet” me përqindje (p.sh. cakton vlerën e tërësisë kur dihet përqindja e një pjese të saj, cakton përqindjen e një pjese të tërësisë)-- modelon dhe zgjidh barazi dhe jo barazi duke përdor numra racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II. 5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Zhvillon dhe zbaton shprehitë arsyetimit (dallimi i marrëdhënieve, përgjithësimi me anë të induksionit, deduksione të thjeshta, përdorimi empirik i kundërshembullit).3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.5.1 Identifikon rregullat themelore për njehsimet me numra; kupton përdorimin e ndryshoreve për zgjidhjen e problemeve nga matematika dhe nga jeta e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: numra racional pozitiv, numra natyrorë, thyesa, numra dhjetorë, shumë, ndryshim, prodhim, herës, shprehje aritmetike, përqindje.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Në fund të orës mësimore nxënësi:− dallon numrat racionalë pozitivë;− krahason numrat racionalë;− Njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave racionalë;− Zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;− Përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero);− Njehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë;− Dallon numërorët që tregojnë të njëjtën sasi (p.sh. 3/5 është barazi me 60% apo me 0.6);

