Page 55 - Demo
P. 55
Matematika 753Kreu 2Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Këndet Rezultati i të nxënit të temës: Përkufizon këndin dhe dallon atë sipas masave (i ngushtë, i drejtë, i gjerë, i shtrirë, i hapur, i plotë).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): III.7 I parashtron pyetje vetes (pse, çka, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën apo problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet derisa të gjejë zgjidhjen e duhur për problemin e caktuar.IV.6 Përdor programet softuerike të përshtatshme për zgjidhjen e problemeve dhe kryerjen e detyrave/punimeve shkollore dhe joshkollore në fusha të ndryshme të dijes.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.4 Kryen vrojtime, hetime që ndihmojnë në të kuptuarit e njohurive dhe zotërimin e shprehive matematike.3.4 Krijon shumëllojshmëri të paraqitjeve me vizatime apo me përdorimin e teknologjisë, të koncepteve matematike (numerike, gjeometrike, algjebrike, grafike).Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Këndet dhe matja e tyreFjalët kyçe: kënd, krahë, kulm, lloje të këndeveRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon këndin dhe elementet e tij duke u përgjigjur në pyetjet e shtruara;- vizaton llojet e këndeve duke përdor trekëndëshin e vizatimit dhe i emërton ato; - krahason këndet sipas madhësive të tyre;- cakton këndet që fitohen si shumë apo si ndryshim i dy këndeve duke i vizatuar; - zbaton përmes programit geogebra vizatimin e llojeve të ndryshme të këndeve. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4, veglat për gjeometri, laptop, projektor.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe punaPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

