Page 56 - Demo
P. 56
Libër për mësuesin/en54Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: BashkëbisedimMësuesi/ja merr një orë muri në dorë dhe bashkë me nxënësit fillojnë të diskutojnë pozicionin e akrepave të orës. Duke ia ndërruar pozicionin akrepave do të formohen kënde të ndryshme dhe do t’i analizojnë këndet që fitohen në të gjitha rastet e ndryshimit të akrepave.- Shikoni rreth e qark në klasë, ku shihni kënde? - pyet mësuesi/ja.Ndërtimi i njohurive të reja: Ditari dypjesëshMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e mësimit në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Çdo pjesë që ata mendojnë se është e rëndësishme ta diskutojnë me klasën duhet ta nënvizojnë. Pas leximit, mësuesi/ja u kërkon të plotësojnë Ditarin dypjesësh. Ai/ajo vizaton ditarin dypjesësh në tabelë dhe duke diskutuar dhe komentuar bashkë me nxënësit e plotëson atë. Pyetjet dhe përgjigjet i merr nga nxënësit.Pyetje PërgjigjeÇfarë quhet kënd?Çfarë quhet krah i këndit?Si shënohen simbolikisht këndet?....Bashkimi i dy gjysmëdrejtëzave që dalin nga e njëjta pikë quhet kënd.Gjysmëdrejtëzat që formojnë këndin quhen krahë të tij, kurse origjinën e tyre e quajmë kulm të këndit.Për të shënuar këndet mund të përdorim tri shkronja, duke venë në mes shkronjën që tregon kulmin...Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeDetyrat 1-4 në rubrikën Ushtrime, nxënësit do t’i punojnë në grupe në një fletë A4 dhe punimet do t’i vendosin në tabelë. Njëri nga grupet do t’i punojë detyrat në laptop përmes Geogebrës. Bashkë me mësuesin/en do t’i diskutojnë, krahasojnë dhe vlerësojnë punimet në fleta dhe atë të punuar në program kompjuterik. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna. Gjithashtu, nxënësit do të vlerësohen për saktësinë e vizatimeve të punuar dhe shkathtësitë në përdorimin e programit Geogebra.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

