Page 57 - Demo
P. 57
Matematika 755Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Këndet Rezultati i të nxënit të temës: Përdor njësitë për matjen e këndit: shkalla, minuta dhe sekonda dhe shndërron ato prej një njësie në tjetrën.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D dhe në objekte 3D për zgjidhjen e problemore.1.4 Kryen vrojtime, hetime që ndihmojnë në të kuptuarit e njohurive dhe zotërimin e shprehive matematike.4.2 Përdor varësitë ndërmjet koncepteve matematike mbi njëri-tjetrin, për të formuar një të tërë.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Matja e këndeve Fjalët kyçe: kënd, këndmatës, shkallë, minuta dhe sekonda këndoreRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- mat kënde të ndryshme duke përdorur këndmatësin bazuar në rregullat për përdorimin e tij;- cakton masën e këndeve të ngushtë, të drejtë dhe të gjerë të shprehur me njësi këndore;- shndërron njësitë matëse të këndeve; shkallë, minuta dhe sekondë këndore; - ndërton këndet komplementare dhe suplementare duke i paraqitur si shumë e dy këndeve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, fletore pune, veglat për gjeometri. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimeshMësuesi/ja fton nxënësit të zhvillojnë një diskutim rreth njohurive që ata kanë për llojet e këndeve. • Si emërtohen ato?• Cilat janë masat e tyre përkatëse?Diskutimi i nxënësve paraqitet në tabelë duke shkruar emrat dhe masat e llojeve të këndeve që ata përmendin.

