Page 58 - Demo
P. 58
Libër për mësuesin/en56Ndërtimi i njohurive të reja: DRTAMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën Vrojtoni dhe mësoni, deri te ndalesa e parë. Ai/ajo shtron pyetjet për këtë pjesë.• Si krahasohen këndet?• Cila është njësia matëse e këndeve?• Sa është kjo masë krahasuar me këndin e shtrirë?• Si shënohet shkalla këndore?Nxënësit vazhdojnë të lexojnë pjesën e dytë pas të cilës mësuesi/ja bën këto pyetje.• Cilat janë nënfishat e shkallës këndore?• Sa është masa e minutës këndore?• Sa është masa e sekondës këndore?• Shprehni 1° në minuta dhe sekonda këndore.Kur nxënësit të përfundojnë me leximin e pjesës së tretë mësuesi/ja bën pyetjet.• Sa është masa e këndit të ngushtë, këndit të drejtë dhe këndit të gjerë?• Si quhen këndet, shuma e masave të të cilëve është 180°?• Sa duhet të jetë shuma e masave të dy këndeve për të qenë kënde komplementare?• Si quhet vegla me të cilën matim këndet?Duke bashkëpunuar në grupe nxënësit me anë të këndmatësit do të masin këndet e dhëna në fig. 2.9, 2.10 ,2.11. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur dhe në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë detyrat te rubrika Ushtrime duke i ndihmuar në përdorimin e këndmatësit për matjen e këndeve. Detyrat ku kërkohen njehsime të këndeve të shprehura me njësi matëse dhe shndërrime nga shkallë në minuta dhe sekonda këndore nxënësit do t’i punojnë në grup.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna, shndërrime të njësive këndore dhe në përdorimin e saktë të këndmatësit. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

