Page 59 - Demo
P. 59


                                    Matematika 757Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Këndet Rezultati i të nxënit të temës:Mbledh dhe zbrit këndet e dhëna në mënyrë konstruktive dhe aritmetike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.2 Demonstron zgjidhjen problemore që lidhen me shprehjet algjebrike dhe transformime gjeometrike.2.4 Planifikon dhe strukturon argumente matematike për përfundimet e gjetura.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Gjetja e masës së këndeve që mungojnëFjalët kyçe: kënd, shkallë, minuta dhe sekonda këndoreRezultati/et e të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja: - cakton masën e këndeve të ngushtë, të drejtë dhe të gjerë të shprehur me njësi këndore; - gjen masën e panjohur të këndit të tretë, përkatësisht të katërt nëse janë dhënë këndet e tjera;  - përkufizon këndet kryqëzuese duke i zbatuar si kënde të kundërta në kulm.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4,veglat për ndërtiminLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimeshMësuesi/ja fton nxënësit të zhvillojnë një diskutim rreth shembullit të dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni ku është dhënë figura 2.17. Në figurën 2.17 tregohen kënde të barabarta. Si mund të gjenim masën e këndeve të dhëna pa kryer matje?Diskutimi i nxënësve paraqitet në tabelë duke shkruar idetë e tyre.Saktësisë së tyre nxënësit bashkë me mësuesin/en do t’u kthehen pasi të ndërtojnë njohuritë e reja.
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63