Page 6 - Demo
P. 6


                                    Libër për mësuesin/en4Plani javor Të gjithë mësuesit/et e një klase, të të gjitha lëndëve vendosin në një tabelë të përbashkët njësitë mësimore të planifikuara t’i realizojnë gjatë javës (nga plani dymujor). Paraprakisht, secili/a duhet të ketë planifikuar planin javor për lëndën përkatëse. Ky plan përfshinë njësitë mësimore, orët e përcaktuara për njësi dhe përshkrimi i shkurtër i aspekteve të përbashkëta të javës.Plani ditorPlani i orës mësimore ka për qëllim që të gjitha planifikimet e mëhershme t’i bëj të zbatueshme në punën me nxënësit/et në klasë dhe jashtë saj brenda një ore mësimore. Plani ditor është rrjedhojë e planit vjetor, dymujor dhe javor. Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore janë:•	 Fusha dhe lënda kurrikulare•	 Shkalla e kurrikulës dhe klasa•	 Tema (nga plani dymujor) •	 Rezultatet e të nxënit të temës (nga plani dymujor) •	 Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara)•	 Rezultatet e fushës kurrikulre (të synuara)Aspektet specifike të orës mësimore janë:•	 Njësia mësimore (nga rezultati/et e të nxënit të temës)•	 Fjalët kyçe - në planifikimet e orëve të punuar në këtë libër janë dhënë fjalët dhe togfjalëshat kyçë për secilën njësi mësimore.•	 Rezultatet e të nxënit për orë mësimore - përcaktohen nga mësuesi/ja dhe duhet të arrihen brenda një ore mësimore duke shtjelluar njësinë mësimore. Ato duhet të përcaktohen duke zbatuar Taksonominë e Blumit dhe nivelet e njohjes te nxënësit. Në planifikimet e orës që janë dhënë në këtë libër bashkë me rezultatet janë përfshirë dhe kriteret.•	 Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore - Përveç librit bazë Matematika 7, në planet e dhëna janë paraparë të përdoren dhe shfrytëzohen edhe burime të tjera që mësuesi/ja mund t’i sigurojë lehtë. P.sh. veglat e gjeometrisë, kubet lidhëse, fletushkat e dyqaneve etj.•	 Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore (nga plani javor) - Mësimdhënia dhe nxënia është një zinxhirë lëndor që nuk mund të paramendohet si i ndarë. Nuk do të kishte kuptim të mësohet matematika pa u lidhur me gjuhën shqipe, gjuhën e huaj, shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, jetën dhe punën . Me matematikën lidhen shumë situata jetësore dhe zhvillime në jetën reale, siç thotë edhe shprehja“Matematika është mbretëreshë dhe shërbëtore e shkencave”.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimoreFazat e orës, metodologjitë e mësimdhënies, teknikat dhe strategjitë e mësimdhënies dhe format e punës janë pjesët kryesore të kësaj pjese të planit të orës mësimore.Ora mësimore në planifikim ndahet në tri faza të cilat duhet të kenë një lidhje të fortë dhe të pandarë. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Rikujtimi i njohurive, gjithëpërfshirja, motivimi apo vendosja e qëllimit për të nxënë)
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10