Page 60 - Demo
P. 60
Libër për mësuesin/en58Ndërtimi i njohurive të reja: Diskutim në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Ata/ato do të grupohen në grupe me nga katër nxënës dhe do të marrin secili nga një detyrë për ta analizuar. Nxënësi i parë do të ketë detyrën e dhënë me figurën 2.18.Nxënësi i dytë do të ketë detyrën e dhënë me figurën 2.19.Nxënësi i parë do të ketë detyrën e dhënë me figurën 2.20.Nxënësi i dytë do të ketë detyrën e dhënë me figurën 2.21.Ata/ato pasi të kenë zgjidhur detyrën, do të fillojnë me radhë t’ua shpjegojnë atë shokëve/shoqeve të grupit.Secili nga nxënësit mund të bëjë shokëve/shoqeve në grup, pyetje për detyrat për të pasur më të qartë zgjidhjen. Mësuesi/ja ndihmon dhe sqaron në grupe nxënësit që kanë nevojë për të plotësuar të nxënit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Turi i galerisëMësuesi/ja ndan nxënësit në pesë grupe dhe i udhëzon të punojnë në fletë A4 detyrat te rubrika Ushtrime. Secili grup do të punojë njërën nga detyrat, kështu që të zgjidhen të pesë detyrat e dhëna në libër. Detyrat do t’i ekspozojnë në tabelë dhe një nxënës nga secili grup do të prezantojë zgjidhjen e detyrës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në grupe për të sqaruar zgjidhjet e detyrave për figurat përkatëse dhe për punën në grupe. Mësuesi/ja do të vlerësojë në listën e kontrollit veçanërisht nxënësit që do të prezantojnë zgjidhjet e detyrave. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

