Page 62 - Demo
P. 62
Libër për mësuesin/en60Ndërtimi i njohurive të reja: Mendo/Puno në dyshe/Thuaja grupitMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Pasi të kenë lexuar, do të punojnë në dyshe duke ndarë detyrat. Njëri nga nxënësit do t’i sqarojë shokut/shoqes mënyrën e vizatimit të këndeve kongruente duke përdor këndmatësin, ndërsa tjetri do të shpjegoje mënyrën duke përdor kompasin dhe vizoren.Diskutimin do ta vazhdojnë në grupe duke përforcuar njohuritë e vizatimit të këndeve kongruente me këndin e dhënë në dy mënyrat (me këndmatës dhe me kompas e vizore). a) Konstruktimi i këndeve kongruente me këndmatës. b) Konstruktimi i këndeve kongruente me kompas dhe vizore.Punë në grupVizatoni një kënd. Ndërtoni simestralen e këndit:a) me vizore dhe këndmatës.b) me vizore dhe kompas.Tregoni si vepruat duke e përshkruar procesin e konstruktimit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Turi i galerisëMësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë në mënyrë individuale në fletë A4 detyrat te rubrika Ushtrime. Secili nxënës në grup do të punojë njërën nga detyrat prej 1 deri 5, kështu që të zgjidhen të pesë detyrat e dhëna në libër. Detyrat do t’i ekspozojnë në tabelë dhe mësuesi/ja bashkë me disa nxënës të caktuar nga ai/ajo prej secilit grup, do të vlerësojnë saktësinë në konstruktim.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në konstruktimin e këndeve kongruente. Mësuesi/ja do të vlerësojë në listën e kontrollit veçanërisht nxënësit që do të vlerësojnë konstruktimin e detyrave. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

