Page 64 - Demo
P. 64


                                    Libër për mësuesin/en62Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: DiskutimMësuesi/ja fton nxënësit të punojnë në programin Geogebra shembujt e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni. Konstruktoni këndet 90o; 60o; 45o.Bashkëbisedoni me shokun/shoqen si vepruat për konstruktimin e këndeve.Bashkë me mësuesin/en diskutojnë mënyrën e konstruktimit përmes programit.Ndërtimi i njohurive të reja: Ndërthurja IMësuesi/ja ndan nxënësit në grupe me nga 5 veta. Ata/ato do të rigrupohen në grupe sipas numrave d.m.th. njëshat në një grup, dyshat në një grup e kështu me radhë. Ata/ato do të lexojnë pjesën përkatëse në njësinë e re mësimore, rubrikën Vrojtoni dhe mësoni.Grupi me numrin 1: Konstruktimi i këndit 90°.Grupi me numrin 2: Konstruktimi i këndit 45°.Grupi me numrin 3: Konstruktimi i këndit 60°.Grupi me numrin 4: Konstruktimi i këndit 30°.Grupi me numrin 5: Konstruktimi i këndit 135°.Pasi të kenë sqaruar në kuadër të grupit të ekspertëve, rregullat e konstruktimit të këndit të caktuar, secili nxënës kthehet në grupin amë. Aty fillojnë të shpjegojnë konstruktimin e këndit të caktuar në grupin e ekspertëve, për shokët/shoqet.Nxënësit do t’i bëjnë pyetje “ekspertit” për hapat që duhet ndjekur për të konstruktuar secilin kënd. Punë në grupPërdorni cepin e fletores për konstruktuar këndin 90o, 60o, 45o, 30o. Paloseni atë në dy, tri pjesë dhe konstruktoni këndet e kërkuara.Përdorni dy cepa fletoresh për të konstruktuar këndet 150o, 120o, 135o. Shpjegoni veprimet që kryet.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Konstruktime Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë në mënyrë individuale në fletë A4 detyrat te rubrika Ushtrime. Secili nxënës në grup do të punojë dy detyra për konstruktimin e këndeve, një konstruktim me këndmatës dhe një konstruktim me kompas dhe vizore. Fletën me detyrat e konstruktuara do ta përcjellin te shoku/shoqja në krahun e djathtë dhe do të vlerësojnë njëri-tjetrin për saktësinë në konstruktim.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në konstruktimin e disa këndeve të caktuar. Mësuesi/ja do të vlerësojë në listën e kontrollit nxënësit. Nxënësit do të bëjnë vlerësimin e ndërsjellë për njëri-tjetrin.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68