Page 65 - Demo
P. 65


                                    Matematika 763Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Këndet Rezultati i të nxënit të temës: Vizaton drejtëza paralele.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.2 Përkthen nga gjuha natyrore në atë të matematikës dhe anasjelltas.4.2 Përdor varësitë ndërmjet koncepteve matematike mbi njëri-tjetrin, për të formuar një të tërë.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Drejtëzat normale (pingule)Fjalët kyçe: drejtëza normale (pingule), kënd i drejtëRezultati/et e të nxënit për orë mësimore Nxënësi/ja:- vizaton dy drejtëza prerëse në pozita të ndryshme duke u fokusuar në rastet kur këndi mes tyre është 90°;- përkufizon drejtëzat normale(pingule) duke analizuar në rastet specifike të drejtëzave prerëse; - vizaton dy drejtëza normale (pingule) duke përdorur saktë vizoren dhe trekëndëshin e vizatimit. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika kl.7, Fletore pune, veglat për gjeometri Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna Shembuj të ndërtimit të objekteve në ndërtimtariPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit të vizatojnë me anë të trekëndëshit të vizatimit një kënd të drejtë me kulm O. Pastaj zgjatni secilin nga krahët e tij përtej O, duke marrë drejtëza të plota. Kontrolloni me anë të trekëndëshit të vizatimit (ose me këndmatës) nëse janë të drejta tri këndet e tjera. Shpjegoni pse ndodh kjo.Bashkëbisedojnë në grupe duke analizuar rastin e paraqitur në figurë. Mësuesi/ja shtron pyetje për të diskutuar.
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69