Page 66 - Demo
P. 66


                                    Libër për mësuesin/en64•	 Sa kënde formojnë dy drejtëza prerëse?•	 Si quhen këndet e formuara?Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të lexojnë në libër rubrikën Vrojtoni dhe mësoni.Nxënësit dhe mësuesi/ja vizatojnë fig. 2.41a dhe 2.41b dhe vazhdojnë bashkëbisedimin duke u përgjigjur në pyetjet: •	 Sa është masa e secilit prej katër këndeve në këtë rast?•	 Si quhen këto drejtëza?•	 Si shënohen simbolikisht dy drejtëza normale(pingule)?•	 Gjeni në mjedisin e klasës drejtëza normale.•	 Bazuar në fig. 2.41a, sa drejtëza mund të kalojnë nëpër pikën P e që janë pingule me drejtëzën r?•	 Nëse drejtëzat s dhe t janë pingule me drejtëzën e tretë r atëherë çfarë pozite janë s dhe t mes tyre?Do të vazhdojnë diskutimin për të analizuar dy raste të ndryshme të konstruktimit të drejtëzave pingule me anë të vizores dhe kompasit.a) Kur është dhënë drejtëza d dhe pika A e saj, konstruktoni pingulen me drejtëzën d dhe që kalon nga pika A. Fig. 2.42 b) Kur është dhënë drejtëza d dhe pika M jashtë saj, konstruktoni drejtëzën, që kalon nga pika M dhe është pingule me d. Fig. 2.43Mësuesi/ja fton nxënësit që në grup të zgjidhin dhe të analizojnë detyrën 2 në rubrikën Ushtrohuni duke zbatuar.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në dysheMësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë në dyshe (njëri nxënës detyrën 1 dhe tjetri detyrën 2) detyrat 1 dhe 2 te rubrika Ushtrime. Pasi të kenë zgjidhur detyrat shkëmbejnë fletoret me njëri-tjetrin për të vlerësuar.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna, saktësinë dhe pedanterinë në konstruktime. Gjithashtu mësuesi/ja do të ndjekë me kujdes vlerësimin e ndërsjellë.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70