Page 67 - Demo
P. 67


                                    Matematika 765Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Këndet Rezultati i të nxënit të temës: Vizaton drejtëza paraleleRezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.4 Kryen vrojtime, hetime që ndihmojnë në të kuptuarit e njohurive dhe zotërimin e shprehive matematike.2.1 Argumenton shndërrimet, direkte dhe indirekte, të zbatuara në veprimet me numra realë, transformime gjeometrike, matje, probabilitet dhe statistikë.4.1 Lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë nga fusha e matematikës dhe fushat e tjera dhe kupton formimin e tyre.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Drejtëzat paraleleFjalët kyçe: drejtëza, drejtëza paralele, drejtëza pingule, pikë jashtë drejtëzësRezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- përkufizon drejtëzat paralele përmes definicionit të drejtëzave joprerëse; - konstrukton drejtëzat paralele përmes konstruktimit të pingules që kalon në pikën jashtë drejtëzës së dhënë;- konstrukton drejtëzat paralele duke përdor vizoren dhe trekëndëshin e vizatimit (me rrëshqitje);- përcakton vetitë dalluese të drejtëzave paralele duke i zbatuar përmes konstruktimit të tyre.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, veglat për gjeometri, fletë A4Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit të diskutojnë në grup dhe të komentojnë rreth kërkesës.Kërkoni në mjedisin e klasës tuaj drejtëza pingule dhe drejtëza paralele.A kanë gjetur dhe shokët/shoqet të njëjtat çifte drejtëzash si ju?Mendimet e marra në grup do t’i diskutojnë me klasën dhe mësuesin/en.
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71