Page 68 - Demo
P. 68


                                    Libër për mësuesin/en66Ndërtimi i njohurive të reja: Leksion i avancuarMësuesi/ja udhëzon nxënësit në secilin grup të punojnë detyrën e dhënë në një fletë A4 ku kërkohet të vizatohen dy drejtëza paralele. Nxënësit diskutojnë në grup për mënyrën se si do të vizatojnë në fletoret e tyre drejtëzat paralele.  Mësuesi/ja prezanton para nxënësve vetitë e drejtëzave paralele:I. Nëse është dhënë drejtëza a dhe një pikë M që nuk ndodhet në të, atëherë ekziston një dhe vetëm një drejtëz që kalon nga pika M dhe është paralele me a. II. Dy drejtëza a, b që janë paralele me një drejtëz c, janë paralele midis tyre. Në figurën 2.47kemi a // c dhe b // c. Atëherë a // b. III. Dy drejtëza a, b që janë pingule me një drejtëz të tretë p, janë paralele midis tyre. Në figurën 2.48 kemi a ⊥ p dhe b ⊥ p . Atëherë a // b.Në të tria rastet, vetitë e drejtëzave paralele do të ilustrohen me figurat 2.46, 2.47 dhe 2.48.Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që në grupe të komentojnë mënyrat e vizatimit të drejtëzave paralele dhe vazhdon me pyetjet për klasën:•	 Kur themi se dy drejtëza janë paralele?•	 A mund të gjykojmë saktë me sy të lirë për dy drejtëza se janë paralele? Argumento.•	 Përshkruani dy mënyrat e vizatimit të dy drejtëzave paralele. •	 Si shkruhen simbolikisht dy drejtëza që janë paralele?Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarurNxënësit zgjidhin njërën nga detyrat e caktuara nga mësuesi/ja nga rubrika Ushtroni duke zbatuarduke bashkëpunuar në grup. Detyrat do t’i punojnë në fletë A4 dhe ato do t’i prezantojë një përfaqësues nga grupi para klasës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna, saktësinë dhe pedanterinë në vizatime. Në veçanti, mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit ata nxënës që do të prezantojnë detyrat e grupit.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72