Page 69 - Demo
P. 69


                                    Matematika 767Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Këndet Rezultati i të nxënit të temës: Përshkruan vetitë e këndeve që formohen kur drejtëzat paralele priten nga transversalja dhe i emërton ata.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.7 Përdor programet softuerike për komunikim në distancë në forma të caktuara të komunikimit, qoftë për nevoja të veta në jetën e përditshme apo si detyrë shkollore.II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.4 Kryen vrojtime, hetime që ndihmojnë në të kuptuarit e njohurive dhe zotërimin e shprehive matematike.4.3 Integron njohuritë dhe shprehitë matematike me situata ose dukuritë marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet, arti dhe kultura, ngjarjet aktuale etj.).8.3 Përdor kompjuterin dhe programet e nevojshme aplikative për hulumtime dhe për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes së problemeve nga lëmi të ndryshme matematikore (algjebra, gjeometria, statis,tika, etj.).Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Këndet që formohen në dy drejtëza paralele, kur ato priten nga një drejtëz e tretë.Fjalët kyçe: drejtëza paralele, drejtëza prerëse (transversale), këndeRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- emërton këndet e drejtëzave paralele të prera nga transversalja;- analizon vetitë e këndeve të formuara duke e komentuar konstruktimin e dhënë;- konstrukton drejtëza paralele dhe transversalen në programin geogebra dhe vërteton vetitë e këndeve të formuara;- zbaton vetitë e këndeve në drejtëzat paralele që priten nga një transversale në situata të ndryshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, veglat për gjeometri, fletë A4, laptop, projektor.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna Edukata fizike, sportet dhe shëndetiPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit të konstruktojnë në fletoret e tyre fig. 2.52 ku janë paraqitur dy drejtëza paralele a dhe b të prera nga një drejtëz e tretë c.
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73