Page 7 - Demo
P. 7
Matematika 75Ndërtimi i njohurive të reja (ndërtimi i njohurive, kontrollimi i njohurive)Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Përforcimi i njohurive, krijimi i shkathtësive për komunikim, përgatitja e nxënësve si mendimtarë kritik, krijues dhe zgjidhës të mirë të problemeve).Metodologjitë e mësimdhënies: Me nxënësin/en në qendër dhe gjithpërfshirje, bazuar në qasjen e integruar, bazuar në kompetenca, e diferencuar, e çështjeve ndërkurrikulare dhe çështjeve jashtëkurrikulare janë përfshirë në planifikimin e bërë në të gjitha planet e këtij libri mësuesi. Teknikat dhe strategjitë e mësimdhënies si dhe aktivitete të ndryshme të të nxënit, që janë përdorur në planet e orës mësimore janë përshtatur niveleve dhe stileve të ndryshme të të nxënit te nxënësit/et për të synuar arritjen e rezultateve të të nxënit dhe zhvillimin e kompetencave të përcaktuara në kurrikul. Gjithashtu teknikat, strategjitë dhe aktivitet zhvillojnë dhe zbulojnë shkathtësitë e nxënësve të përcaktuara për arritjen e gjashtë kompetencave. Po përmend disa nga ato që i kemi përdorur dhe përshkruar në planet e orëve mësimore në këtë libër.Stuhi mendimesh, DRTA, INSERT, Ndërthurja I dhe Ndërthurja II, Lexim me ndalesa, Ditari dypjesësh, Pesëvargëshi, Di/Dua të di/Mësova, Tryeza e rrumbullakët, Turi i galerisë, Stilolapsat në mes, Pema e mendjes, Diagrami i Venit, Gjeje titullin Vlerësimi i nxënësveVlerësimi në orët mësimore është bazuar në parimet e vlerësimit: transparencë, vlefshmëri, besueshmëri dhe paanshmëri. Ai është vlerësim i vazhdueshëm (nëpër orët mësimore me anë të instrumenteve të përcaktuara me listën e kontrollit të njohurive dhe formave të tjera p.sh. ngjyrat e semaforit, fytyrat . Vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë është përfshirë në disa planifikime të orës mësimore. Vlerësimi sumativ (vlerësimi përmbledhës) është paraparë në fund të çdo teme me një përsëritje dhe një testi vetëvlerësues përmbledhës ku synohet të vlerësohen dhe vetëvlerësohen nxënësit/et për arritjet e rezultateve të të nxënit të temës përkatëse.Detyrat dhe puna e pavarurJanë paraparë detyrat dhe puna e pavarur që u jepet nxënësve të punohen në shtëpi dhe që janë të dhëna në Matematika 7 - fletoren e punës.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreKjo pjesë plotësohet pas përfundimit të orës mësimore. Mësimdhënësi/ja bën një vetëreflektim, vetëvlerësim për cilësinë e orës mësimore në raport me përmbushjen e planifikimit të orës mësimore, në mënyrë të veçantë në raport me ndikimin e orës në arritjet dhe rezultatet e nxënësve. Në planifikimin që po ju ofrojmë ne përmes librit të mësuesit/et, ju keni të dhëna 128 orë mësimi të planifikuara nga 148 sa parashihen në Planin mësimor për klasën e shtatë. Orët e paplanifikuara në plane orësh mësimore (20 orë) janë shpërndarë nëpër temat e caktuara në katër planet dymujore, përkatësisht dy plane mujore. Këtu kemi menduar orët që ju duhen për testet përmbledhëse VP2 dhe/ apo ndonjë test tematik, për projekt, për ndonjë aktivitet jashtëkurrikularë apo ndërkurrikularë që ju keni autonominë e plotë ta planifikoni dhe t’ia caktoni orët në planin dymujor, ku ju mund ta realizoni. Në planin vjetor kemi vendosur disa rezultate të kompetencave që do të arrihen pikërisht përmes projektit apo aktiviteteve jashtëkurrikulare apo ndërkurrikulare. Gjithashtu ju keni mundësinë e ndryshimit të planit të ofruar, duke vlerësuar njësitë mësimore nga libri bazë p.sh. dy njësi t’i fuziononi në një, apo një njësi mësimore ta ndani, por duke pasur kujdes që të mos anashkaloni rezultatet e të nxënit për temën mësimore. Si mësues/e matematike duhet të nxisim te nxënësit/et idenë se që të dish matematikën, do të thotë të kuptosh marrëdhëniet ndërmjet koncepteve të ndryshme matematike, të zgjidhësh problema të vërteta në mënyrë konkrete dhe që kanë kuptim për jetën dhe jo thjesht të dish të bësh llogari me numra.

