Page 70 - Demo
P. 70
Libër për mësuesin/en68a) Tregoni (pa i matur) që masat e këndeve 1 dhe 2 janë të barabartë. b) Duke përdorur këtë fakt, tregoni që edhe masat e këndeve 3 dhe 2 janë të barabartë. Përgjigjet e nxënësve do të diskutohen në grup.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja vizaton në tabelë dy drejtëza paralele a dhe b të cilat priten nga një drejtëz e tretë c(nxënësit e kanë këtë në fig. 2.53 dhe do ta vizatojnë në fletore). Drejtëza e tretë c e cila i pret dy drejtëza paralele quhet transversal.Shembull i kuptueshëm për nxënësit është porta në fushën e futbollit. Në futboll, transversale quhet shtylla horizontale e portës që lidh dy shtyllat vertikale. Mësuesi/ja bën pyetjet:- Sa kënde formohen në këtë rast?- Sa kënde ndodhen jashtë dy drejtëzave paralele?- Sa kënde janë Brenda dy drejtëzave paralele?Nxënësit/et udhëzohen të lexojnë në libër rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Duke u bazuar në figurën që kanë vizatuar më parë, ata/ato do të dallojnë llojet e këndeve të formuara nga drejtëzat paralele dhe transversalja.• Këndi 3 me këndin 5; këndi 4 me këndin 6 quhen kënde shndërruese të brendshme, fig. 2.53/a. Janë dy e nga dy të barabarta: • Këndi 1 me këndin 7; këndi 2 me këndin 8 quhen kënde shndërruese të jashtme fig. 2.53/b. Janë dy e nga dy të barabarta: • Këndi 1 me këndin 5; këndi 2 me këndin 6; këndi 3 me këndin 7; këndi 4 me këndin 8 quhen kënde përgjegjës. Janë katër e nga katër të barabartë fig. 2.53/c.Këto lloje këndesh do t’i diskutojnë me klasën duke u bazuar në figurën e vizatuar më parë në tabelë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeNxënësit, në grup, zgjedhin dy nga katër detyrat e dhëna te rubrika ushtroni duke zbatuar për t’i zgjidhur dhe diskutuar. Detyrat do t’i punojnë në programin Geogebra dhe ato do t’i prezantojë një përfaqësues nga grupi para klasës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna, saktësinë dhe pedanterinë në vizatime. Në veçanti, mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit ata nxënës që do të prezantojnë detyrat e grupit. Do të vlerësohet edhe përdorimi i programit Geogebra për të vërtetuar vetitë e këndeve të formuara.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

