Page 71 - Demo
P. 71


                                    Matematika 769Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Këndet Rezultati i të nxënit të temëskonstrukton simetralen e këndit dhe segmentit të dhënë;Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D dhe në objekte 3D për zgjidhjen e problemore.3.5 Krijon krahasime dhe zbaton paraqitje të përshtatshme në zgjidhjen e problemave.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Largesa. Projeksioni i pikës dhe segmentit në drejtëzFjalët kyçe: pikë, drejtëz, segment, largesë e pikës Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon largesën e pikave të skajshme të një segmenti nga një drejtëz duke dhënë definicionin; - përcakton projeksionin e pikave dhe segmenteve mbi një drejtëz duke i konstruktuar ato;- analizon raportin ndërmjet të pikave të dy drejtëzave paralele duke përshkruar figurën.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, veglat për gjeometri, fletë A4. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna Shembuj të ndërtimit të objekteve në ndërtimtariDistancat e objekteve në natyrëPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në dysheMësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni.Në figurën 2.63 drejtëza a është paralele me drejtëzën b. Pingulet e hequra prej pikave A, B, C, të drejtëzës a mbi drejtëzën b, presin drejtëzën b përkatësisht në pikat A1, B1, C1. Tregoni me matje që kemi AA1 = BB1 = CC1. Merrni pika të tjera në drejtëzën a. Tërhiqni pingule mbi drejtëzën b. Kryeni matjen e largesës. Kontrolloni rezultatin tuaj me atë të shokut/shoqes. Tregoni çfarë vëreni.Ndërtimi i njohurive të reja: DRTAMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e parë në njësinë e re mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Në ndalesën e parë, ai/ajo shtron pyetjet për ta, duke u përqendruar në fig. 2.63 dhe 2.64.
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75